Lëkundjet e tërmetit kanë shkundur ditën e sotme Shqipërinë, e jo vetëm një herë por 2. Epiqendra ka qënë në fshatin Sheze në Belsh, por lëkundjet janë ndjerë edhe në bashkitë fqinje. Të frikësuar nga lëkundjet banorët e qytetit të Cërrikut kanë lënë banesat dhe kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes t’i kalojnë jashtë. Edhe pse në temperatura të ulëta, frika nuk i ka lejuar që të qëndrojnë brenda banesave.
Tërmeti i parë i shënuar për ditën e sotme ndodhi në orën 18.45 në zonën e Elbsaanit, por lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Durrës e Lushnje. Tërmeti kishte magnitudë 4.1 e shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë 25 km larg Elbasanit dhe 13 km larg Lushnjës, ndërsa ka pasur një thellësi prej 2 km.
Pas 1 ore, një tjetër tërmet u rregjistrua në vend. Në orën 19.47, me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter, epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik me thellësi 5 km.