Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena.
Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.
Përplasja e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për persona të plagosur, por nuk dihet ende bilanci i saktë.
Rreth 40 zjarrfikëse dhe 17 automjete të ndihmës së parë kanë shkuar në vendngjarje.