Janë zbuluar emrat e 8 shqiptarëve që ndodheshin në trenin e pasagjerëve që u përplas me trenin e mallrave në tunelin afër Tempa në Larisa të Greqisë. Top Channel raportoi se ata janë 8 shqiptarë të identifikuar si: Paco Elisea, Plasa Vanesa, Almeta Erisa, Franklin Desan, Alma Γίτσα, Drithi Roberto, Liuri Anisa dhe Dhimitër Zonga. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë nuk janë lënduar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.
Komandanti i stacionit të Larisës është vënë në pranga pak orë pas tragjedisE. Mediat greke shkruajnë se ai akuzohet se është fajtori kryesor për ngjarjen e ndodhur në Tempi.