Zbardhet dëshmia e prindërve të Elena Hysës, pasi 35-vjeçarja denoncoi ish të fejuarin, Dan Hutra për dhunë në familje.
Në deklaratat e tyre, siç thuhet në dosjen e Gjykatës së Tiranës, çifti bashkëshortëve Zaim dhe Kujtime Hysa kanë kërkuar që e bija të tërhiqte kallëzimin pasi “mund të hyjnë në gjak me familjen e tij dhe mos të merret shteti me këtë punë”.
Ata kanë deklaruar se 40-vjeçari u ka sjellë vajzën në shtëpi pasi dyshonte në atësinë e foshnjës së saj dhe kanë qenë në konflikt për paratë e shpenzuara për fejesën.
Sipas Dan Hutrës ai dhe Elena Hysa kishin “28 ditëe që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ekos rezulton se fëmija është 45 ditësh. Kjo është arsyeja qe ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera për qartësimin e situatës”.
Ai i ka thënë babait të 35-vjeçares së “pas testit të ADN-së, nëse rezulton që femija është i veti do të kërkoj falje”.
Dëshmitë:
Pas marrjes së kallëzimit, nga OPGJ është pyetur shtetasi Zaim Hysa, babai i kallëzueses, i cili ka deklaruar se shtetasi Dan Hutra ja ka sjellë vajzën në shtëpi, pasi dyshonte se fëmija që po priste nuk është i veti. Shtetasi Dan Hutra ka shkuar te banesa e tyre, pasi ky i fundit i kishte kërkuar katër mijë euro në formën e borxhit dhe i kishte dhënë fjalën se do mundohej ta ndihmonte.
Zaimi deklaron se, ata i kishin dhënë 1850 euro, por Dani kishte shkuar për pjesën tjetër. Pasi i ka treguar se nuk ka mundësi ti japë pjesën tjetër, Dani ka filluar të debatojë me vajzën në lidhje me fëmijën, por Zaimi nuk është përfshirë në debat. Dan Hutra kërkon që vajza të tërheqë kallëzimin penal pasi mund të hyjnë në gjak me familjen e tij.
Në lidhje me fëmijën, Dani i ka thënë Zaimit i thënë se pas testit të ADN-së, nëse rezulton që femija është i veti do të kërkoj falje.
Nga OPGJ është pyetur shtetësia Kujtime Hysa, e cila ka deklaruar se në lidhje me konfliktin që vajza e saj ka pasur me të fejuarin shtetasin Dan Hutra, sqaron se i ka treguar vajza se ai e ka keqtrajtuar dhe nuk ka kaluar mirë ato pak ditë që ka qëndruar te shtëpia e tij. Ai ka ardhur në shtëpi dhe e ka lënë gocën pasi mendon se fëmija nuk është i tij. Ka kërkuar katër mijë euro për shpenzimet që ka bërë për vajzën. Bashkëshorti i ka kërkuar 1000 (njëmijë) euro borxh dhe i kanë kthyer 1850 (një mijë e tetë qind e pesëdhjetë) euro.
Ka ardhur përsëri duke kërkuar dhe 2000 (dy mije) euro të tjera, por ka thënë se i donte borxh dhe do j’ua kthente përsëri.
Shtetësja Kujtime Hysa ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që te kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit Dan Hutra dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe mos të merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi Dan Hutra në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar ti përgjigjet kësaj pyetjeje.
Nisur nga kallëzimi saj se, në banesën e shtetasit Dan Hutra mund të ketë armë zjarri, nga policia e shtetit është kryer kontrolli i banesës së tij, por nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshem.
Nga OPGJ është pyetur si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhune fizike apo psikologjike ndaj shtetases. Elena Hysa.
Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tete) dise që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ecos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pese) ditësh. Kjo është arsyeja qe ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e femijes pas disa analizave të tjera për qartësimin e situatës.