Një 40-vjeçare në Pogradec me inicialet S.K., është shpëtuar nga banorët dhe policia, pasi kjo e fundit është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit.
Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçarja pasi është nxjerrë nga uji është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxor nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.