Gruaja e tij kërkon të ndahet, Eni Çobani ja thotë në sy të ftuarit: “Jam më burrë se ty!”

Seanca e ndërmjetësimit nga “Shihemi në Gjyq” ka ardhur në momentin kur publiku i pranishëm në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duhet të votojë. Mirela kërkon lirinë nga Agroni, kërkon ta dëgjojë mendimin e saj dhe të nxjerrë vëllain e tij nga toka.

Bëhet fjalë për një tokë 5700 metra katrorë, të ndarë mes Agronit, Mirelës dhe fëmijëve të tyre. Agroni kërkon që pjesën e Mirelës t’ia japë vëllait të tij, të cilin e ka lejuar të ndërtojë në këtë tokë. Mes të tjerash, deri më tani ai ka ngacmuar verbalisht Mirelën, e ka shtyrë disa herë dhe është përpjekur ta reflektojë një njeri në shërbim të tij.

Nga ana tjetër, publiku gjykon se e gjithë kjo sjellje e Agronit është e gabuar, por ai nuk ngurron të sfidojë as spektatorët.

Në insertin e tij, Agroni ia hedh fajin rrjeteve sociale për sjelljen e gruas, por gjithashtu edhe ndërmjetëses së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobanit.

“Gjithkund hyri Facebook-u, telefonin me kufje, mbetën gratë të gjitha… nuk u bëjnë as vjehrrit kafe, asgjë. Vjen burri i lodhur nga puna, tërbohet. Gra janë këto që rrinë tërë ditën në Facebook?! As bukë, as gjellë, as ashtu… se vjen i lodhur nga puna… kush ia ka fajin, burrat?! Pa punë, pa zanat dhe kërkojnë të jenë të barabarta gratë. Apo s’u ka dalë edhe Eni Çobani grave tani në krah e hajde t’i mbash gratë!”, thotë Agroni në insert.

Ardit Gjebrea: Agroni e paska dhe me ty! Po çfarë inati ka me ty?

Eni Çobani: Agroni nuk ka problem vetëm me Mirelën, por unë zbulova që ka një burrë në Shqipëri që ka problem me Enin. Sigurisht që unë e mirëpres të diskutojmë, mos të zihemi dhe debatojmë, por të flasim, por nuk e di se si do sillet Agroni, unë jam gati.

Teksa hyn në studio, Agroni shkon drejt hapësirës së Mirelës duke e pyetur se për çfarë e ka sjellë dhe fillon ta prekë me duar. Sigurimi e largon prej saj, por ai nuk shkon drejt vendit të tij dhe tenton të largohet. Në këtë moment, i kundërvihet edhe Eni Çobanit.

Agron: Fajin ti e ke zonja Eni!

Eni Çobani: Të lutem, se i ndihmoj gratë…

Agron: Rrinë tërë ditën në telefona, pse çfarë t’i bëj unë asaj, çfarë jam?

Eni Çobani: Flasim me radhë, Agron.

Agron: Paska ajo ankesë!

Eni Çobani: Zoti Agron, edhe njëherë po të bëj thirrje.

Agron: Si të dua unë e bëj ligjin. Për sa kohë që kam këtë unë, nuk merr dot pronë ajo.

Eni Çobani: Çfarë po tund aty?

Agron: Po nxori certifikatë vetë ajo, hallall.

Eni Çobani: Ja shikoni, 7501. Kjo ishte pushteti dhe fuqia që ky ligj i mbrapshtë i dha këtyre lloj burrave. Po ti s’je pronar ore zotëri! Po ta them unë, dëgjoje mirë, të gjithë burrat si ty, kaq po të them.

Agron: Këtu jam unë.

Eni Çobani: Atë emrin aty mbaje, çoje bashkë me Shpëtimin atje në ndonjë vend tjetër dhe pronar është edhe ti, edhe kjo, janë dhe fëmijët e tu. Kaq!

Agron: Jam, jam.

Eni Çobani: Dhe kaq zotëri. Jo burrë t’i thuash vetes ti, po unë jam më shumë burrë se sa ty! Jam më shumë burrë se sa ty se ti nuk më njeh! Nuk më njeh ti mua! Dëgjo tani këtu!

Agroni tenton të braktisë studion dhe përpiqet të heqë mikrofonin. Ai vazhdon të replikojë ndaj Çobanit dhe i thotë të merret me Mirelën.

Agron: Merru, merru.

Eni Çobani: Do merrem dhe me atë dhe me ty! Dhe me të gjithë burrat si ty!

Agron: Ajo budallaçkë moj!

Eni Çobani: 32 vjet! Të mbash një burrë 32 vjet, të bësh fëmijë, t’i shërbesh, të të shtypë e shiko se si flet sot!

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *