Një skandal ka përfshirë shëndetësinë në Greqi, teksa në rrjet janë publikuar pamjet ku një e moshuar lahet me zorrë nga stafi i një spitali.
Lidhur me rastin ka nisur hetimi nga Prokuroria e Athinës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një spital në Oropos. Mësohet se 69-vjeçarja e sëmurë u kishte kërkuar infermiereve ta lanin, por ata e kanë marrë me batanije, duke e nxjerrë në parking dhe duke e spërkatur me zorrë.
Ndërkohë, në një reagim, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në një spital privat, megjithatë do merren masa.