Skandal në Greqi/ E moshuara u kërkoi ta ndërronin, infermierët e lajnë me zorrë uji

Një skandal ka përfshirë shëndetësinë në Greqi, teksa në rrjet janë publikuar pamjet ku një e moshuar lahet me zorrë nga stafi i një spitali.

Lidhur me rastin ka nisur hetimi nga Prokuroria e Athinës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një spital në Oropos. Mësohet se 69-vjeçarja e sëmurë u kishte kërkuar infermiereve ta lanin, por ata e kanë marrë me batanije, duke e nxjerrë në parking dhe duke e spërkatur me zorrë.

Ndërkohë, në një reagim, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në një spital privat, megjithatë do merren masa.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *