Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy kundërshtarët më të mëdhenj të këtij “Big Brother VIP” kanë krijuar afrimitet e kjo falë lojës së re.
Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur debate të shumta dhe të ulëta me njëri-tjetrin. Por edhe disa momente ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke treguar se kanë një kimi shumë të madhe.
Mirëpo sfida e vëllezërve siamezë i ka detyruar të dy të bëhen të pandashëm edhe pse pa dëshirë. Prej mbrëmjes së djeshme ata qëndrojnë në të njëjtën bluzë dhe bëjnë çdo gjë bashkë. Ata kanë ushqyer njëri-tjetrin, kanë bërë rutinën e mëngjesit e madje kanë pushuar në një krevat.
Kjo pamje e dy banorëve nuk ndodh ta shohim shpesh. Edhe pse janë rivalë, dyshja kanë dhuruar shpesh momente shumë gazmore me batutat e tyre.
Ndërkohë mbrëmë, teksa këngëtari kishte dhimbje koke, aktorja i ka qëndruar pranë. Kur po qëndronin jashtë dhe pranë kishte Dean dhe Kiarën, Olta e puth Luizin në faqe.
“Hajde të të puth i çik te faqja. Se pa Kiara, sa inat më erdhi. Ja, kaq duhej të kishe bërë ti”, i tha Olta moderatores. Ndërkohë Kiara dhe Dea qeshnin kur Luizi thoshte se i dhemb koka.