“Mallkuar qofshin ato plumbat…”- Nëna iu vra gabimisht në lokalin ku punonte, mesazhi prekës i djalit

Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti u trondit nga një vrasje me armë zjarri, ku viktimë aksidentalisht mbeti një grua, Mimoza Paja 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se: “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam ????????????????????”.


Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.

Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat mësohet se i përket Fatjon Muratit, të riut që kohë më parë ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

Emri i tij në fakt doli në një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë vitin e kaluar, ku në një pritë u vranë mizorisht tre të rinj, mes tyre Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt. Ambienti në të cilin u bë atentati mbrëmë rezulton në pronësi të familjes së këtij personi, ndonëse nuk dihet ende nëse është në emrin e tij apo të ndonjë personi të familjes së tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *