Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Gjykata tha në një deklaratë se presidenti rus “dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.
Ajo lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, për akuza të ngjashme.
Moska ka mohuar akuzat për krime lufte që kur pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se duhet të ulet dhe të mendojë lidhur me lajmin që mori se Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Vuçiç e mori vesh lajmin gjatë një turneu në rrethin e Sremit.
“Ma dhanë lajmin gjatë udhëtimit. Pas kësaj, u gjenda në një kopsht fëmijësh dhe thashë: “Më lër të ulem në bankë dhe të mendoj para se të them diçka.” Unë nuk jam nga ata njerëz që mendojnë gjithçka në një sekondë. Më duhet të mendoj se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë atë,”-tha Vuçiç.
Presidenti theksoi se situata në botë po ndërlikohet.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren Maria Lvova-Belova, pasi i akuzon për krime luftë në Ukrainë