Dy çifte flamingosh janë fotografuar mëngjesin e sotëm nga fotografi i njohur Ardian Fejzollari në liqenin e Pogradecit.
Prezenca e tyre është një gjë e rrallë për liqenin e Ohrit, pasi këto shpendë zakonisht qendrojnë në vende të ngrohta, por siç duket dimri i ngrohtë sivjet ka bërë që përsëri këto shpendë të shfaqen në liqenin e Pogradecit.
Temperatura e zonës favorizon qëndrimin e përkohshme të tyre në këtë liqen dhe pas mëngjesit nuk janë parë më në breg.