Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sot në Kuvend i është përgjigjur pyetjeve të deputetes së opozitës Erisa Xhixho.
Kushi në Kuvend ka dhënë lajmin se së shpejti do të miratohet kredia studentore. Ajo tha se për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi.
“Rritja e pagës minimale, kompensimi i energjisë elektrike, rritja e pagës për mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, rritja e ndihmës ekonomike, mbështetja për fermerët etj, janë mbështetje që u jepet familjeve shqiptare, përfshirë edhe familjet e studentëve.
Bashkia e Tiranës në fillim të këtij viti akademik ka vendosur përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Ka ofruar abone falas për të gjithë studentët. Ne kemi draftuar edhe një vendim për kredinë studentore. Për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi. Ne jemi drejt përfundimit, draftin e kemi gati dhe besoj se për një periudhë 2-mujore të gjithë studentët do të kenë të drejtë të marrin kredi” tha Kushi ndër të tjera.