Tentoi t’i jepte policit kufitar 20 euro për të ikur në Greqi, e pëson i riu në Kapshticë

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të personave që kalojnë kufirin, shtetasi me iniciale K. S., së bashku me pasaportën ka tentuar t’i japë një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *