Bledi Sinanllari është personi, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 15-vjeçar në Pogradec.
Mësohet se i mituri rezulton të jetë djali i bashkëjetueses se tij, ndërsa ngacmimi ka ndodhur ne gusht të vitit të kaluar por denoncimi ne polici është bërë disa ditë me parë. Pas denoncimit të të miturit, policia e Pogradecit e ka shpallur në kërkim autorin, i cili u arrestua dje.
I mituri dhe autori i përkasin komunitetit egjiptian. Mësohet se Sinanllari është dënuar më herët për dhunë në familje.