Kiara Tito ka folur për herë të parë pas eliminimit nga Big Brother Vip Albania. Teksa ka folur për rrugëtimin e saj në “Fans Club”, Kiara u përlot duke thënë se i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
E pyetur nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.
Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.
E pyetur se nëse e kishte imagjinuar jehonën dhe numrin e madh të fansave që ka fituar Luizi jashtë shtëpisë së Big Brother, ajo tha se nuk e priste në këto përmasa.
“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përpasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara.