Spektakli i Big Brother VIP sot ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Pa muzikë, pa publik, pa ish-banorët, Arbana e nisi me një monolog mbi atë çka tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel.
Roja i sigurisë mbeti i vdekur nga një plumb rikoshet.
“Sot nuk kemi dot spektakël” u shpreh Arbana në nisje të emisionit në këtë moment të vështirë.
“Sot është një ditë zie për të gjithë stafin e Top Channel”, tha moderatorja në prani të dy opinionistëve Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Top Channel është tronditur nga sulmi terrorist që i mori jetën një prej punonjësve, rojës Pal kolës, por gjithashtu rrezikoi jetën e shumë të tjerëve.
Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e Top Channel. Përveç informacionit, moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rrezikohen.
Ajo u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.
“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.
Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.