Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Oresti Shkurti 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.