Pavarësisht se nuk nisi si e tillë, historia e Keisit dhe Lorencit në shtëpinë e Big Brother VIP është kthyer në romancë të cilës askujt nuk po di t’i vendosë një emër.
Keisi sot i ka rrëfyer Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP. Ajo zbuloi se bëhej fjalë për Lorencin duke e nënkuptuar pasi e kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.
Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar
Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?
Keisi: Jo, e kam përballë.
Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.
Nita: Oo kuku.
Lorenci: Tani e kapa unë.
Pas kësaj Lorenci i ka dhënë një përqafim.