Vrau ish-të dashurin për 10 mln lekë, mbyllen hetimet, dërgohet në gjyq Marjeta Karaj, shoku i djalit u ‘pendua’ e rrëfeu ngjarjen

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Menduh Kurt-Shabanit dhe ka dërguar në gjyq tre persona për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim. Të pandehur janë marrë Marjeta Karaj, djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i këtij të fundit, Gazmir Ngota. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se Ngota është ‘penduar’ dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes.

Njoftimi: Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për Veprën Penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit, M. K., B. K., dhe G. N., të akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimit mbi procedimit penal nr.4682 të datës 21.06.2017, Prokuroria vlerësoi se personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K.. Më 16.05.2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi M.K.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasja M. K., e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Në 2017 djali i saj, shtetasi B.K. dhe miku i tij, i pandehuri G.N., me kërkesë të shtetases M.K., kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura M.K., pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën. Shtetasi G.N., shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen. Nga rrethanat dhe provat e administruara, gjatë fazës së hetimit paraprak rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit kanë konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 76-25.

Si ndodhi vrasja?

Menduh Kurt-Deda, 61 vjeç u vra pesë vite më parë, por ngjarja u zbardh në dhjetor të vitit të kaluar, kur u gjet proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht. Këto prova çuan grupin hetimor drejt analizës së AND-së. Mostrat kanë dalë në përfundimin se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur. Qëllimi i radhës ishte zbulimi i autorëve dhe kjo është bërë përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim.

Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur. Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunuan dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i ka kryer 34-vjeçari. Tashmë pas hekurave ndodhet Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *