Dritaret e shkollës 9-vjeçare në Karburanë të Lushnjës nuk kanë xhama. Muret janë me myk dhe në klasa ka lagështirë.
Prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë godinë protestojnë. Ata thonë se fëmijët janë të sëmurë nga kushtet e shkollës dhe kërkojnë marrjen e masave.
Drejtoresha e shkollës nuk e lejoi kamerën që të filmojë në ambientet e brendshëm të godinës.
Në 30 vjetët e fundit shkolla 9-vjeçare e fshatit Karburanë ku mësojnë rreth 450 nxënës nuk i është nënshtruar asnjëherë rikonstruksionit.