E pëson keq shqiptari me çaj mali në Angli, policët ja marrin për kanabis

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia britanike, dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë, pasi i gjetën çaj mali në fugonin e tij. Oficerët e Policisë që e ndaluan, menduan se Agim Agaj po transportonte kanabis, kur në fakt malli në qese ishte pikërisht çaj mali.

“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit”, rrëfeu shqiptari për mediet britanike.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej pasi Policia nuk kishte prova. Ai tha se oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e tij dhe të shokut sepse dyshonin për lëndë narkotike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *