Mbrëmjen e sotme aktorja Olta Gixhari ka lënë garën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Kjo dalje e saj erdhi pas situatës së rënduar psikologjike në të cilën ndodhej, pasi vuante mungesën e djalit të saj të vogël.
Olta i kërkoi falje të gjithë banorëve për shqetësimet që mund t’ju kishte sjellë dhe tha se do të dëshironte që të niste një njohje me ta jashtë shtëpisë.
“Unë doja ti kërkoja ndejesë kujtdo aty që kam lënduar me ose pa dashje. Dua t’i ftoj të gjithë tani që dolëm jashtë të nismim një njohje të re, pa mure që na rrethojnë”, tha Olta.
Ndërkohë e pyetur nga Arbër Hajdari se kush do ta fitojë Big brotherin, Olta duke qeshur tha se ajo tashmë dihet, duke nënkuptuar Luizin.
Arbri: Kush e fiton Big brother-in?
Olta: Ajo dihet tashmë. Ja kam lënë vetë. Do ta përndjek gjatë gjithë jetës, do e marr gjithmonë në telefon e do t’i them, ta lashë unë.