“Gëlltita brisqet, më shpëtoni”, 28 vjeçari në burgun e Drenovës vë në lëvizje policinë

Një 28-vjeçar i burgosur në burgun e Drenovës është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.

Bëhet fjalë për Mus Gjaurin i cili pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari i është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *