Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes nënë e bir nuk gjen një rrugë zgjidhjeje. Juliani nuk pranon të lirojë shtëpinë që i ka blerë nëna e tij dhe që ka mundur t’ia marrë nëpërmjet kontratës së dhurimit duke i thënë se po firmoste për librezat e ujit dhe dritave.
Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.
Juliani: Shtëpinë ajo ia mori asaj mosmirënjohëses, asaj krimineles, asaj që ia hodhi të tëra poshtë.
Ardit Gjebrea: Shiko, ajo mosmirënjohëse dhe kriminele është nëna e fëmijëve të tu. Atë kriminelen ta dhanë me zor ty?
Eni Çobani: Kush ta dha?
Julian: Ma bënë me mblesëri. Mamaja më tha mua ta mbajmë që atë natë me gjithë babanë kur unë nuk e desha. Ata më thanë “epo mbaje”.
Ardit Gjebrea: Nuk e deshe ti, që natën e parë s’e deshe?
Julian: Nuk e desha. Babai e pëlqeu dhe mamaja dhe e mbajta.
Eni Çobani: Po mirë si e mbajte 15 vjet?
Julian: E mbajta për hir të fëmijëve.
Serije: Po e lije, e pe që nuk të shkonte, e lije.
Julian: Unë doja që të ndahesha mirëpo ndërhynte mamaja dhe babai, “mos, mos, mos”. E gëlltita dhe për hir të prindërve dhe për hir të fëmijëve, ajo nuk u shtrua dot që të hynte në brazdë me mua.
Eni Çobani: Serije, kërkesa jote e fundit ndaj djalit kush është?
Serije: Të lirojë shtëpinë.
Ardit Gjebrea: Julian, kemi mbaruar kohën televizive.
Julian: Një sekondë. Femra është shumë e zgjuar. Në qoftë se një femër e bën burrin për vete, burri gjithmonë ulet. Po kur femra do të dalë mbi burrin, si duhet të reagojë burri atëherë?
Eni Çobani: Prapë ta dojë.
Julian: Ajo ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15. Nuk kishte shanse.
Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë. Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.
Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?
Julian: Fliste në telefon në orën 11.
Ardit Gjebrea: Me kë?
Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin, telefonin nuk ma linte mua ajo.
Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?
Julian: Në momentin që ma nxirrte telefonin, aty fillonin acarimet, debatet. Mamaja pastaj vinte dhe e përkrahte atë.
Eni Çobani: Njeriu flet edhe me prindin, edhe me motrën, një kushërirë…
Julian: I thosha kështu unë, ma jep pak telefonin, “s’kam punë”, thoshte. Ndërsa unë kur dilja për një kafe…
Eni Çobani: Pra ke dyshuar ti për bashkëshorten?
Julian: Po dyshova, dyshova 90%. Kur unë flisja me një shok më thoshte mua “Julian, ma jep çikë telefonin të flas. Urdhëro, i thosha unë se besim nuk kisha.
Eni Çobani: Të fshihej ty ajo kur fliste apo fliste para teje?
Julian: Besim nuk kisha as te ajo, as te kjo, as te mamaja.
Eni Çobani: Mamaja ishte me nusen thua ti?
Julian: Ishin bërë një të dyja, ishin kundra meje.
Një detaj tjetër që Juliani përmend është se bashkëshortja kthehej në shtëpi shumë më vonë se sa orari kur përfundonte punën dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Divorci i çiftit ka qenë një procedurë e vështirë edhe për shkak se ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Julianit dhe Serijes me pretendimin e dhunës psikologjike.