Është arrestuar shoferi që shkaktoi aksidentin me vdekjen e një personi në zonën e Astirit.
Në pranga ka rënë shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.
“P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Ditën e djeshme qarkulloi edhe video, ku tregonte momentin e aksidentit. Në video shihej e i riu ka kaluar rrugën në një zonë e cila nuk është përcaktuar për këmbësorët, ku pasi kapërceu trafikndarset makina e ka marrë para duke e “fluturuar” në ajër dhe duke e lënë të vdekur në vend.