Ndryshon rrjedhë vrasja në Shkozë. Deri më tani u raportua se autori i vetëm ishte Roland Sinani i cili vrau kunatën e më pas veten, mirëpo Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë.
Trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia. Pas kqyrjes së trupit të 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba, edhe kjo një pistë që çon në dyshime se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. Aktualisht, hetimet janë në vijim e sipër.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh.