U vra nga kunati i saj, 37 vjeçarja po flinte me fëmijën 2 vjeç. Dyshohet për një person të tretë…

Personi në foto është Migena Sinani, 37-vjeçarja e cila u vra nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar.

Migena kishte dhe një tjetër fëmijë që në momentin e ngjarjes ishte tek gjyshërit nga ana e nënës.

Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.Ka qenë e ëma e Roland Sinanit që ka dëgjuar të shtënat është gritur dhe djali i ka thënë “ e vrava”. Ashtu e tmerruar nga ngjarja ajo ka zgjuar bashkëshortin dhe në atë moment ka dëgjuar një të shtënë tjetër arme, kur djali i dha fund edhe jetës së tij.

Bashkëshorti i saj ka shkuar ka marrë armën dhe e ka fshehur atë mbrapa shtëpisë. Dyshohet se këtë veprim i moshuari nuk e ka bërë për të fshehur ngjarjen, por pasi vuan nga skleroza.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së një personi të tretë në vrasje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *