Reshje bore ka rënë ditën e sotme në Llogara. Mësohet se reshjet kanë nisur mbi 800 metra lartë nivelit të detit, ndërkohë që në qytetin e Vlorës po bie shi.
Në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, të cilat po kriposin akset ku janë zbardhur dhe po punojnë për pastrimin e tyre.