Si iu dha pasaporta diplomatike mes debateve të forta Valdrin Sahitit, stilisti: E meritova se rrëfeva historinë e Kosovës në Vogue

Stilisti Valdrin Sahiti është kapur së fundmi me drogë në aeroportin e Stambollit me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë.

Kujtojmë se dhënia e pasaportës diplomatike stilistit të njohur hapi shumë diskutime në qershor të vitit 2022, ku dyshohet se kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Me pasaportë diplomatike pajisen politikanët e vendit, por mes listës gjendej Sahiti, i cili nuk është as president, as kryeministër, as deputet, dhe as person që me ligj i lejohet posedimi i pasportës diplomatike.

Stilisti Valdrin Sahiti është shprehur se: E meritova. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur rrëfeva gjithë historinë e Kosovës për “British Vogue” dhe ata bënë një shkrim për mua.

Në atë periudhë Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, iu drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të stilistit.

Një reagim erdhi edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, ku këshilltari për shtyp Bekim Kupina njoftoi si Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre. Kujtojmë se Valdrini është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj.

Nga ana tjetër në Instagramin e tij vazhdojn♪ postohen foto nga Dubai, duke pretenduar se Sahiti ndodhet atje.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *