Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri problematik i Ervis Martinajt

miliano Nina, kushëriri i të shmëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj është vënë në pranga një ditë më parë. Dosja.al mëson ekskluzivisht se Nina, i cili njihet dhe me mbiemrin Tasho është ndaluar në rrugën e Barrikadave, teksa udhëtonte si pasagjer në mjetin tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Siç mëson Dosja.al, efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli. Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt kërkohej nga komisariati i policisë numër dy. Ai është shoqëruar, por arsyeja për të cilën ishte shpallur në kërkim, nuk dihet ende.

Por kush është Emiliano Nina?

27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. gjithçka nisi për para me fajde.

Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).

Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Mes tyre ndërhyri dhe Enton Nika e në momentin që Nina qëlloi me armë zjarri e vrau 30-vjeçarin e plagosi Gaxherrin. Dosja u mbyll dhe Nina u dënua, por problemet s’i la mënjanë.

Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar. E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.

Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje. Më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri. Njëra ishte grabitje në një supermarket.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *