Qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm në festën e Fitër Bajramit.
Pamjet me dron nga sheshi kanë tërhequr vëmendjen e medias britanike BBC, e cila i ka futur në listën e 12 fotove më të veçanta të përzgjedhura në këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.
“Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri, tërhoqi mijëra besimtarë”, shkruan BBC krah fotos së publikuar.
BBC ka përzgjedhur foto të tjera nga vende të ndryshme të botës Afganistan, Palestinë, Serbi dhe Australi.
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.