Ardian Nikulaj do vritej që në 17 prill! Autori udhëtoi dy ditë rresht nga Shkodra drejt Lezhës, çfarë kapën kamerat

Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj vijon ende të mbetet pa autor, teksa polcia vijon hetimet për zbardhejn e ngjarjes.

Mësohet se policia ka arritur të sigurojë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në Shëngjin, të cilat kanë zbuluar se në fakt vrasja e biznesmenit ishte parashikuar të kryhej më 17 prill.
Kjo pasi siç raportohet, autori është konstatuar përballë kompleksit “Coral” në Shëngjin, pikërisht në 17 Prill. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa qëndron në pritje për të vepruar, sapo të shikonte siluetën e biznesmenit Nikulaj.
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar gjithashtu se i njëjti person ka udhëtuar me të njëjtin motor, tre ditë rresht, nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Dy udhëtimet e tij, në datën 17 dhe 18 Prill, kanë qenë me qëllim ekzekutimin e Nikulaj por kanë rezultuar të dështuara, për shkak se vrasësi nuk ka mundur ta gjejë të vetëm biznesmenin.

Ndaj, ai është larguar për tu rikthyer më 19 prill, ditë kur dhe kreu vrasjen.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *