Marrëdhëniet seksuale të shfrenuara tek të rinjtë, pa mbrojtje, eksperiencat e para në mosha shumë të reja, kanë shtuar numrin e rasteve të infektuara nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
“Pavarësisht se flitet më pak për to, ndoshta për arsye të stigmës, ne në praktikën tonë të përditshme vëmë re raste të shtuara”– tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste.
Për shkak të stigmës mjekët thonë se të rinjtë paraqiten vonë tek mjeku ku dhe tregojnë disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve.
Mosha e hershme e aktivitetit seksual, marrëdhëniet multipartneriale, shtimi i marrëdhënieve biseksuale, marrëdhëniet e pambrojtura që rrisin frekuencën dhe numrin e rasteve me infeksioneve SST”- tha Esmeralda Meta.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta janë gonorea, sifilisi, klamidia, herpesi në organet gjenitale, HPV HIV AIDS e të tjera.
“Një pjesë e konsiderueshme janë asiptomatik dhe janë të rëndësishëm se janë infektues por nuk kanë simptoma klinike. Përmes kërkimeve ndaj pacientëve të pacienteve që s’kanë pasur simptoma kërkojnë për marrëdhëniet me partnerët nëse nuk kanë pasur apo kanë pasur simptoma dhe kërkohet ekzaminimi i tyre. Mund të shoqërohen me prekje multiorganore jo vetëm seksuale siç mund të jetë gonorea, që mund të shoqërohen me forma kancerogjene ose fertilitet qoftë në meshkuj dhe në femra.” – tha Esmeralda Meta.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme përhapen dhe në organe të tjerë që mund të shkaktojnë deri dhe kancer.
Por ndonëse jemi në vitin 2023 për SST dhe mbrojtjen ndaj tyre flitet shumë pak.
Top Channel