Video/ Zbardhet e plotë vrasja e biznesmenit, zbulohet emri i porositësit. E vrau një portugez

Një shqiptaro-britanik, 1 portugez dhe 4 britanikë, mes tyre një grua, janë të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. •Sot, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se vrasja ka ndodhur për çështje hakmarrje, ndërkohë që shtoi se janë siguruar edhe provat e nevojshme. •Ekzekutori është shtetasi portugez i cili është larguar nga vendi nga Kapshtica. •Kur ka kaluar fiks një javë nga ekzekutimi i Nikulajt, sot janë gjetur rrobat e autorit në Gjadër të Lezhës. •Tashmë, mbetjet e rrobave do të dërgohen për ekspertim në laboratore, për të parë nëse ka mbetje ADN-je që mund të çojë në identifikimin e vrasësit të Nikulajt. •Aktualisht kontrollet vijojnë ende dhe pritet të zbardhen detaje të mëtejshme. •Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. •Autori, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. •Ai u fut në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. •Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Personi që ekzekutoi me 7 plumba mesditën e 19 prillit Ardian Nikulaj është shtetas portugez. Raportohet se ky person është larguar nga pika kufitare e Kapshticës.

Nga ana tjetër, anglezi dyshohet se ka qenë në rolin e ndihmësit. Policia e Shtetit njoftoi pak çaste më parë, se në orën 17:45 minuta, do të dalë në një konferencë për shtyp për këtë ngjarje, ku pritet të zbulohen më shumë detaje.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *