Sherr me hanxharë e shkopinj në Pogradec, dy vëllezërit e Fast Food-it përzënë klientët e dehur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mes të qytetit të Pogradecit. Mësohet se një sherr me hanxharë e shkopinj, mes disa personave ka ndodhur në afërsi të agjencisë në qytetin liqenor në një fast food. Mësohet se në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it në Pogradec.

Personat e dehur me alkool kanë qenë brenda në fast food, ndërsa pronarët i kanë kërkuar që të dalin jashtë, aty më pas është agravuar situata.

Në këtë moment njëri prej tyre ka marrë në dorë një nga thikat që përdoret për të prerë mishin, duke kërcënuar personat e dehur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *