Autori portugez që kreu vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj përdori një motor të blerë nga e fejuara e Edmond Haxhisë.
Hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj çështje, më 21 prill 2023, në një faqe shitje-blerjesh kanë konstatuar njoftimin për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që u përdor në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.
Në këtë njoftim të datës 28 Mars thuhej:
“…shes motor “Yamaha X Max…”.
Edhe pse në të njëjtën ditë është kryer shitja, njoftimi nuk është fshirë nga faqja online. Hetuesit kanë arritur të marrin numrin e telefonit të shitësit dhe disa fotografi të motorit. Shitësi që jetonte në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë ka treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro.