Ky është i riu që ngacmonte seksualisht vajzat në Tiranë, video kur ngacmon kenianen

Xhejson Bregu është 25-vjeçari që u arrestua sot në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare në shkallët e pallatit ku e mitura jetonte.

Gjithaashtu i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht edhe një shtetase të huaj nga Kenia, në parkingun e një qendre tregtare.
Më poshtë kemi siguruar pamjet nga momenti kur Bregu ngacmon seksualisht një vajza, në shkallët e pallatit ku ajo jeton.

Nga pamjet duket Bregu që ngacmon të renë dhe më pas largohet, ndërsa vajza është tronditur nga ngjarja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Xhejson Bregu është proceduar penalisht në gjendje të lirë kohë më parë, pasi akuzohej se ka puthur një 7-vjeçare në oborrin e shkollës. Ai kishte 3 muaj që kishte ardhur nga Gjermania dhe punonte banakier në një lokal.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *