Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari. Kjo e fundit ka komentuar disa ngjarje të ndodhura gjatë këtij edicioni të reality show-t.
Por jo vetëm kaq, pasi në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj, pritet të shohim martesën e vitit, atë të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Vlen të theksojmë se dyshja brenda shtëpisë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Prandaj Zhaklina u pyet “a mos vallë është një vendim i nxituar i çiftit martesa?”
Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.
Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.
Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre.