Qiraxhiu vret pronarin e shtëpisë në Shkodër, 51 vjeçari ishte kthyer në vendlindje nga emigrimi…

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksani si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ai ka lidhje familjare me viktimën. Ky i fundit, i ka lëshuar më herët shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.Personi në foto është viktima Petrit Vuksani, 51-vjeçari i cili mbeti i vrarë mesditën e sotme në Shkodër.

Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur.

Në të gjithë zonën përreth janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *