Paratë e kursyera në 30 vite nga Avniu dhe bashkëshortja e tij janë transferuar nga djali i tyre, Eranieo drejt vajzës së hallës së nënës së tij, Florës. Këtë fakt ai e pranoi pas shumë ngulmimesh të ndërmjetëses Eni Çobani në “Shihemi në Gjyq” dhe provohet nga dokumentacioni bankar.
Për të paktën 4 vjet, Eranieo ia ka transferuar këto para në mënyra të ndryshme, i sigurt se ajo do t’ia kthente. Gjatë seancës së ndërmjetësimit në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani kontaktoi me Denisa Selën, vajzën e hallës së Florës e cila nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje.
Ndërkohë Avniu, i cili deri më tani ka kërkuar të dijë se ku kanë shkuar paratë e mbledhura për kaq shumë vite, tronditet fort kur dëgjon shumën stratosferike që ka marrë e afërmja e bashkëshortes nga djali i tij. 120 mijë Euro të cilat ishin mbledhur me shumë mundim janë zbrazur nga llogaria bankare.
Eni Çobani: Zoti Avni, nga letrat që unë kam këtu, mua më vjen shumë keq realisht. Patjetër që unë diçka kam ditur dhe unë dua të jem e sinqertë me ju deri në fund, se sa kam besuar pastaj është një gjë tjetër se kam dashur të dëgjoj dhe palën tjetër. Pala tjetër refuzoi, atëherë mua më takon të besoj letrat dhe shifra që flitet në letra, i nderuar, është në shifrën gati 120 mijë Euro.
Avni: Eh?!
Eranieo: Çohu, çohu mos bëj ashtu.
Avni: O nëne! Unë paskam punuar kot deri sot! Paskam punuar kot deri sot! O Zot ku je? O Zot! Çfarë më ke bërë ti more zotëri, çfarë më ke bërë ti mua kështu?
Eranieo: Asgjë s’të kam bërë po çohu.
Avni: Çfarë më ke bërë ti? Nuk…
Eni Çobani: Do të të lutesha që të uleshim.
Avni: Nuk jam mirë zonja Eni.