Erdogan zgjidhet sërish President i Turqisë: “Falenderoj qytetarët e mi, ‘bye bye’ Kemal”

Recep Tayip Erdogan ka siguruar mandatin e tretë 5-vjeçar në krye të shtetit Turk, pasi ka siguruar gati 52% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve, përballë rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, që mori gati 48% të votave.

Erdogan ka mbajtur fjalimin e parë në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.

Ai falënderoi turmën dhe tha gjithashtu se “ne përjetuam një festë të demokracisë. Ju dolët në zgjedhje dhe duke pasur parasysh të ardhmen e fëmijëve tuaj shprehët vullnetin tuaj.Fituesi i zgjedhjeve të 14 majit dhe zgjedhjeve të 28 majit janë 85 milionë qytetarët tanë. Sot vetëm Turqia është fituese .’

Duhet theksuar se rajoni i Stambollit votoi në favor të Kemal Kilicdaroglu.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *