Djali mbyti nënën me plastmas, babai: “Në burg të futet doktori, jo im bir”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Përmetin mbrëmjen e djeshme. Një 24-vjeçar ka mbytur me plastmas nënën e tij. Albion Muhollari, sipas të afërmve vuante nga depresioni dhe në momentin që kreu aktin ka qënë në gjendje të rëndë depresive. Familja jetonte në SHBA dhe 4 ditë më parë ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

Ata shkuan në vendin e lindjes Përmet, ku i riu me një pastmas që kishte gjetur mbyti nënën e tij. Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit. Pas aktit të rëndë të të birit, babai i 24 vjeçarit është shprehur se djali i tij nuk duhet të burgoset por doktori i tij.

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” tha i ati.Babai akuzon doktorin pasi sipas tij ata kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e të birit por ai nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm.
Ndërkohë në rrjetet sociale të njohur të familjes kanë shprehur ngushëllimin e tyre lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Sipas tyre familja Muhollari ishte shumë e respektuar dhe Albioni ishte një djalë shembullor, mirëpo sëmundjet mendore si depresioni mund t’i prekin të gjithë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *