Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi Përmetin mbrëmjen e sotme.
24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se në gjendje depresive ka mbytur me plastmas nënën e tij Zeniate Muhollari, 65-vjeçe.
Të dy jetonin prej kohësh në Amerikë dhe para 4 ditësh ishin kthyer në Përmet për të kaluar pushime.
Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Muhollari ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.