“Albi Muhollari vrau nënën e tij”; Mjeku: Kur erdhi këtu nuk ishte agresiv

Mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat këtë të shtunë sa i takon krimit të rëndë në familje që ndodhi në Përmet. Stefanidhi u shpreh se autori i vrasjes, Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori kur kishte shkuar shkuar në spital 2 ditë më vonë.

“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Për herë të pas dy ditëve në urgjencën e spitalit. Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme. Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.

Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm. Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë,”- tha mjeku.

Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në familjen Muhollari, në Përmet, ku djali 24-vjeçar mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare, bashkëshorti i viktimës dhe babai i 24-vjeçarit, i cili është shprehur se djali i tij nuk duhet të burgoset, por doktori i tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *