Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut Festim Fetollari. Fetollari e nisi karrierën si futbollist në ekipin e Korçës, me ekipin e para të rinvje të Skënderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte të vështirë për ta vijuar normalisht stërvitjen.
Ndaj dhe vendosi ta vazhdojë magjinë e futbollit ne Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte më pranë ketij qyteti. Tarjnerët e tij Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shumë shpejt mesfushori premtues do të kalonte te të rriturit e skuadrës liqenore ku luajti deri në vitin 1994.
Pas këtij viti Fetollari u bashkua me ekipin e Skënderbeut deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.
Edhe pasi vari këpucët në gozhdë Fetollari, vijoi angazhimin e tij në botën e futbollit si trajner i Pogradecit dhe Devollit.
Kohët e fundit ai u kthye pranë akademisë së futbollit në Pogradec, ku merrej me trajnimin e talentëve të rinj.