– Ish-shoferi i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu është arrestuar bashkë me gruan, ndërsa masë sigurisë është vendosur edhe për vajzat e tij, e gjitha si pasojë e një operacioni të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa akuza.
Ish-shoferi, Sokol Idrizi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. kjo e fundit është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”; ndërsa për vajzën tjetër është caktuar “arrest shtëpie” pasi është shtatzënë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.