Mustafa Beheshti, ish-pjesëtar i organizatës MEK i ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi se brenda kampit janë përballur me izolim dhe kushte ekstreme duke ju mohuar çdo të drejtë.
Ai tregoi për “Shqipëria Live” se si ka mundur të arratiset nga kampi.
“U jam lutur për rreth një vit rrjesht drejtuesëve të MEK, por ata nuk më lejonin. Derisa një ditë mora një bidon me 4 litra benzinë dhe iu thashë do digjem. Nëse nuk më nxirrni, unë do djeg veten”, tha Mustafa.
Ai tregoi se tashmë ka vetëm një dëshirë të fundit në jetë “E vetmja dëshirë e imja, është të shoh familjen time, pas 22 vitesh. Por as ne nuk shkojmë dot atje, as ata të vijnë ata këtu”, tha Mustafa.
Ai ka treguar se brenda kampit të MEK ku kishte qendruar për 21 vite nuk lejoheshin marrëdhëniet seksuale mes njëri-tjeterit.
Ndërkohë që tronditëse ishte dhe deklarata e tij ku tregoi se brenda kampit të MEK shumë djem dhe vajza përdhunoheshin.
“Ka shumë femra dhe meshkuj që përdhunohen çdo ditë aty. Ne kushdërshtonim çdo fakt aty dhe shpesh ata na akuzonin që ju nuk jeni muxhahedin. Nëse i flisje një vajze apo bëje shaka me atë, të konsideronin imoral dhe të bënin leksione”- tha Mustafa në studio.
Ai ka treguar se punonin në kompjuter dhe gjithçka ishte e survejuar nga një server qendror.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Ti je një hacker?
Beheshti: Jo
Gazetari: Di të hakerosh?
Beheshti: Jo. Shumë nga ne nuk dinin çfarë ishte telefoni ndërkohë që shumë të tjerë dinin shumë gjëra. Kur kam dal nga kampi nuk dija si ta ndizja telefonin me ‘touch’.
Në MEK të vinte një letër me urdhra dhe të thoshin që sot do punosh me PC. Në hapnim adresa false dhe gjoja kërkonim ndryshim. Vetë ata krijonin disa kampe jo të vërtetë, dhe ua dorëzonin njerëzit që të punonin.
Ata organizoheshin që t’i vinin zjarrin komisariatit, reklamave kundër, kjo ishte një nga punët që të nxisnim iranianët kundër shtetit.
Kishte një server që kontrollonin gjithçka, ata konsideroheshin shefa dhe kishin njohuri nga interneti. Nëse ne gabonim diçka na vinte në monitor një mesazh që thoshte “Kujdes Mustafa, ti po gabon”.”- tha në studio ish-anëtari i kampit MEK.
Arjon Musta: A ka pasur njerëz të zhdukur në kamp?
“Ka pas shumë njerëz, sidomos në Irak. Në Manëz, ka një pjesë që është karantinë, nëse dikush do të ikë nga kampi, atëherë do futet aty”, u shpreh Mustafa me lot në sy.