Diana Mulla ka përfunduar në spital me këmbën e djathtë të thyer pasi thotë se bashkëshorti i saj e ka hedhur nga shkallët. Sipas saj ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në Korçë dhe i shoqi nuk e ka çuar në spital.
Fatos Mulla mohon akuzat duke sqaruar se 55-vjeçarja është rrëzuar vet dhe ai nuk ka asnjë arsye për ta dhunuar.
Ndër të tjera ai ka shtuar se e ka çuar vet në spital, ndërsa vazhdimisht i shërben dhe e ndihmon.
Policia sidoqoftë do të vijojë hetimet për veprën penale të dhunës në familje.