Një video e rëndë po bën xhiron e rrjetit ku fisi Rraja me shkopinj gome kanë dhunuar në mënyrë makabër dy vëllezërit Maja, Bilbil dhe Jashar Maja.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë , ku anëtarët e fisit Rraja, me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur mbi 10 persona godasin vëllezërit Maja pa ndalim, madje në një moment shihet kur njëri prej tyre bie pa ndenja, mirëpo këta persona vijojnë ta godasin. Pamjet e tmerrshme tregojnë burrin që ka urinuar teksa përballet i pafuqishëm me makabritetin e fisit Rraja. Vëllai i deputetit Rrahman Rraja i mban të drejtuar armën gjatë gjithë kohës.
Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet se është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit Përparim Rraja, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për zhvillimin e aktivitetit. Sipas asaj që u bë me dije më herët thuhet se dy vëllezërit, Bilbil dhe Jashar Maja u ankuan se shpërthimet në gurore kanë krijuar shqetësime në banesat e tyre.
Bilbil dhe Jashar Maja ndodhen në spital , ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, Xhelal Rraja vëllai i deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe Përparim Rraja u shoqëruan në Komisariat, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rraja, dhe K. Rraja, të përfshirë në këtë konflikt. Kjo nuk është hera e parë që familjarë të deputetit të PS, Rrahman Rraja përfshihen në konflikte.